Informacion në lidhje me garancinë për produktet dhe aksesorët elektronikë

 

-Kjo  garanci mbulon vetëm defektet e fabrikimit  PER PROBLEME TE SOFTWAR-IT (programit te paisjes) dhe jo defektet Hardware te cilat kane te bejne me pjeset fizike te paisjes dhe është e vlefshme për një periudhë :

- 30 (tridhjetë) ditore për aksesorët elektronikë

-30 (tridhjetë) ditore per kufje dhe speaker audio të markave JBL dhe B&O, Beats dhe AirPods.

- 6 muaj per iPhone, iPad, Apple Watch

- 12 muaj per MacBook dhe iMac.

 Garancia per produkte vitrine si prsh : Iphone, Ipad, Macbook, Imac  eshte :

-3 muaj VETEM PER PROBLEME TE SOFTWARIT (programit te paisjes) dhe jo defektet Hardware te cilat kane te bejne me pjeset fizike te paisjes.  

Kushtet e Garancisë

Garancia e mbulon produktin për periudhën nga data e blerjes deri në datën e mbarimit të garancisë. Kjo garanci ju mbulon defektet e fabrikimit  VETEM PER PROBLEME TE SOFTWARIT (programit te paisjes) dhe jo defektet Hardware te cilat kane te bejne me pjeset fizike te paisjes.

Në momentin që do t’ju duhet ta përdorni garancinë, atëherë ju duhet të paraqiteni pranë dyqanit sëbashku me pajisjen e pahapur fizikisht.

Garancia ofron riparimin e pajisjes nga defektet e fabrikimit i cili bëhet brenda një periudhe 30 ditore. Ajo nuk ofron ndërrimin e pajisjes me nje te re.

Pajisja del automatiksht nga garancia për të gjitha llojet e difekteve, nëse ka:

    1. 1. Dëmtime mekanike (gërvishtje ose goditje), dëme nga lagështira, përplasje nga transportimi jonormal.
    2. 2. Keqpërdorim të pajisjes.
    3. 3. Dëmtime të ekranit dhe touchit si psh:( Nuk shfaqet figura fare, njolla ,viza apo pika të ndryshme mbi ekran, Face ID nuk punon, nuk punon touchi komplet apo pjeserisht).
    4. 4. Dëmtimet nga luhatjet e tensionit, rrufeja, karikimi i pajisjes me karikues jo origjinal te cilat shkaktojne sjellje jo normale te pajisjes si fikje e papritur,shkarkim i menjehershem i baterise dhe cakordim ne tregimin e perqindjes se baterise.
    5. 5. Ndërhyrje brenda në aparaturë.
    6. 6. Dëmtime të software-it të pajisjes, instalim jo i saktë i update apo me nderhyrje nga programe te pa autorizuara nga kompania apple.
    7. 7. Dëmtime nga shkaqe madhore.                                                                       

 

Kompania nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për:

    1. 1. Gërvishtjet e shasisë ose goditje te saj.
    2. 2. Demtimi i sistemit te operativ ose programeve.
    3. 3. Rëniet e cipës së larë të shasisë.
    4. 4. Shkëlqimit të shasisë.
    5. 5. Dëmtimet e shkaktuara nga perplasja apo rrezimi i paisjes.
    6. 6. Garancia për aksesorët (karikuesein, kufjen dhe kabllot etj) është vetëm 30 ditë.
    7. 7. Klienti duhet të ruajë me kujdes kutinë dhe manualet e përdorimit deri në periudhën e mbarimit të garancisë.
    8. 8. Te dhenat e klientit te cilat mund te jene te pa rekuperueshme.

Kujdes: Garancia nuk mbulon asnjë problem të shkaktuar nga përdoruesit, si dhe në rast se aparatura është hapur nga persona të tjerë më parë, aparatura del automatikisht jashtë garancie.


Mënyra si veprohet për kryerjen e ciklit të baterisë është si më poshtë:

Duke ndezur pajisjen e lëmë që të shkarkojë karikimin e baterisë që mund të ketë gjendje nga fabrikimi deri ne 10%. Më pas e vendosim në karikim për 3-4 ore dhe jo me shume.Pajisja nuk sygjerohet të lihet gjith natën në karrikim për shkak të luhatjeve të mundeshme të tensionit.

 KUJDES: CIKLI NUK MUND TË KRYHET DUKE E KARIKUAR NË MAKINË PAISJEN.